Psikologjia është studimi shkencor i
mendjes dhe
sjelljes. Objekti studimor themeltar i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti. Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë. Kështu si shkencë, psikologjia ka qëllime dhe metoda shkencore të përbashkëta me shkenca të tjera si p.sh., me
biologjinë,
kiminë,
sociologjinë dhe
antropologjinë.