Mikrometri (gr. μικρός = i vogël dhe
gr. μέτρον = matës, masë), është njësi matëse që rrjedhë nga
Sistemi SI dhe përbëhet nga njësia bazë
metri dhe parashtesa për njësi
mikro. Është e njëmijta pjesë e
milimetrit apo e milionta pjesë e metrit dhe shkruhet me simbolin
µm. Emërtimi i vjetër i tij ishte
mikron dhe si simbol kishte
my, ku me y paraqitej simboli për shkronjën µ. Edhe pse madhësitë e këtij niveli pa ndihmën e instrumenteve nuk është i mundshëm njerëzit e kanë përdorur për të përcaktuar gjëra. Mikrometri si shprehje përdoret në lëmi të ndryshme të shkencës dhe në jetën e përditshme kur flitet për gjatësi të nivelit më të vogël. Këtu përdoren edhe shprehjet si gjatësi të nivelit mikrometrike.