Glikogjeni është
polisakaridi, i cili gjendet kryesisht në mëlçi dhe në muskujt e organizmit të shtazëve dhe shërben si ushqim rezervë. Teprica e glukozës në organizëm shndërrohet në glikogjen dhe rezervohet në
mëlçi. Kështu p.sh gjatë punës së rëndë shpërbëhet në glukozë, të cilin organizmi e përdor si ushqim rezervë. Struktura kimike e glikogjenit është e ngjashme me atë të amidonit.
Amidoni,
celuloza dhe glikogjeni janë polimerë të glukozës; ndryshojnë vetëm nga mënyra se si janë lidhur monomerët në secilin përbërës.