Arkitektura (nga
greq. αρχή =
e para,
krye, dhe
τέχνη =
zejtari,
artizanat, ndërtimtari = kryendërtimtaria) është
arti dhe
shkenca e projektimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj projektimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin
urbanistik (qytetës) deri tek mikroniveli i mobiljeve (orendive). Zakonisht projektimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe
estetikën e përdoruesit.