Truri (
lat.
cerebrum dhe
greq. ἐγκέφαλον -
enkefalon - "në kokë" ) tek
njeriu dhe
kafshët kurrizore është pjesa e
trupit që gjendet në
kokë i mbrojtur nga
kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në nje nivel të lartë) nëpërmjet
organeve shqisore (
syve,
veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të
sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo një grumbull të veçuar
ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë.