Mençuria (
lat. intelligentia, nga fjalët
inter- ndër;
lego - lidh; përzgjedh, kuptoj) është tërësia e funksioneve të lindura njohëse, përshtatëse dhe përfytyruese, të krijuara nga veprimtaria
trunore e
njeriut dhe e disa
kafshëve. Përkufizohet edhe si aftësia e arsyetimit,
kuptimit, zgjidhjes së
problemeve, rrokjen e ideve dhe
gjuhës. Megjithëse shumë dijetarë e mendojnë konceptin e mençurisë si një fushë më të gjerë, shumë rryma psikologjike e cilësojnë mençurinë si dallim mes formave të personalitetit si karakterin, krijimtarinë apo
diturinë.