Territor britanik jashtë kufijve territorial të
Britanisë së Madhe, që ndodhet në jug të Spanjës. Pozicioni gjeografik i këtij territori në Ngushticën e Gjibraltarit cilësohet si tepër strategjik për faktin se kontrollon hyrjen e anijeve në
Detin Mesdhe. Gjibraltari, fillimisht një garnizon britanik , iu dorëzua Britanisë së Madhe nga
Spanja nën kushtet e Traktatit të Utrehtit në vitin 1713; garnizoni britanik u shpall më në fund koloni në vitin
1830. Në referendumet e mbajtura në vitet
1967 dhe
2002, banorët e Gjibraltarit nuk e morën parasysh presionin spanjoll dhe votuan me shumicë dërrmuese për të qëndruar në vartësi të Britanisë.