Republika finlandeze apo
Finlanda (
finlandisht: Suomen tasavalta dhe
suedisht: Republiken Finland) ndodhet në
pjesën më veriore të Evropës. Shteti "nordik" në veri-perëndim ka dalje në Detin Baltik, në jug të saj gjendet gjiri i Finlandës që e ndan atë nga
Estonia, ndërsa gjiri Botnia (
Bothnia) gjendet në perëndim të vendit. Kufiri tokësor i vendit të ftohtë, përshkohet nga
Suedia,
Norvegjia dhe
Rusia që gjendet në pjesën lindore të kufirit. Ishulli Aland (Aland Islands), në pjesën jug-perëndimore të bregdetit finlandez është nën-sovranitetin e Finlandës dhe ka një autonomi të gjerë. Banorët "nordikë" të Suedisë dhe të Finlandës e thërrasin Suomi ndërsa në latinishte termi Finlandë është emri shkencor për Fenia.