Brazil (
portugalisht:
Brasil), zyrtarisht
Republika Federative e Brazilit (portugalisht :
República Federativa do Brasil), është shtet i pavarur federativ në
Amerikën Jugore, i përbërë nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal. Me 189,612,814 banorë, dhe sipërfaqe prej 8,514,876,599
km²—47% e Amerikës Jugore—Brazili është vendi i pestë në botë për nga sipërfaqja dhe popullsia, si dhe demokracia e katërt më e populluar në botë. I lagur nga
Oqeani Atlantik në lindje, Brazili ka vijë bregdetare mbi 7.491 km. Kufizohet në veri me
Venezuelën,
Guajanën,
Surinamin dhe
Guajanën Franceze; në veriperëndim me
Kolumbinë; në perëndim me
Bolivinë dhe
Perunë; në jugperëndim me
Argjentinën dhe
Paraguajin dhe në jug me
Uruguajin. Arkipelagë të shumtë janë pjesë e truallit brazilian, sikurse Fernando de Noronha, Atolli Rocas, Shkëmbinjtë e Shën Pjetrit dhe Palit, Trindade dhe Martim Vaz.